E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GJKKO rrëzoi  kërkesën Veliajt  për telefonin e sekuestruar
Lajme

GJKKO rrëzoi kërkesën Veliajt për telefonin e sekuestruar

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi sot kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt për kthimin e telefonit të sekuestruar në momentin e arrestimit.

Vendimi u mor nga gjyqtari i Posaçëm, Erion Bani

Sipas burimeve, bëhet me dije se pajisja elektronike i është sekuestruar Veliajt nga agjentët e BKH në momentin e arrestimit më 10 shkurt, por kryebashkiaku pretendon se veprimi është i paligjshëm.

Erion Veliaj akuzuohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash. Nga hetimi i SPAK ka rezultuar se Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash dhe kompanish të kontrolluara prej tyre apo të afërmve të tyre dhe kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në nëntë raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar tre vila në një fshat turistik në Qerret ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 800 mijë euro në blerje online, të cilat nuk i ka deklaruar në deklaratat vjetore.

Që prej arrestimit, Erion Veliaj ka nisur një sulm me fyerje dhe kërcënime ndaj magjistratëve të çështjes së tij, prokurorit Ols Dado dhe gjyqtarit, Erjon Bani.

Po ashtu fillimisht për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxën u vendos masa e ‘arrestit në shtëpi’, por më pas GJKKO vendosi që kjo masë të lehtësohej në ‘detyrim paraqitje’.

Kjo masë është dhënë edhe për disa biznesmenë, të cilët sipas SPAK kanë kryer korrupsion aktiv.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.