E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata e Posaçme nis gjykimin për Blendi Tetën, nxori emrat e anëtarëve të “Klanit DUKA’
Publik News

Gjykata e Posaçme nis gjykimin për Blendi Tetën, nxori emrat e anëtarëve të “Klanit DUKA’

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka nisur sot procesin për ekzekutimin e ish-policit Santiago Malko, në zonën e “Xhamllikut” një vit më parë.

I vetmi person që akuzohet nga Prokuroria dhe do të dalë sot para togave të zeza është Blendi Teta. Ky i fundit është personi që ka mbajtur nën vëzhgim Malkon dhe në momentin që “rruga ka qenë e pastër” ka sinjalizuar atentatorët.

SPAK e akuzon Tetën për veprën penale “Vrasje me paramendim, në kuadër të grupit kriminal”.

Blendi Teta u arrestua menjëherë pas ngjarjes, por mohoi përfshirjen në vrasje. Më pas nga kqyrja e kamerave të sigurisë në zonë, doli se ai ishte pjesë e “Klanit Duka” dhe kishte ndihmuar atentatorët të kryenin ekzekutimin.

Në kërkim për këtë ngjarje janë dhe 7 persona të tjerë, vëllezërit Leonard dhe Elis Duka, Fatmir Hyseni, Xhoni Nica, Oltian Loka, Aleksandër Maxhaku dhe Dritan Agaj. Ndërkohë, në burg dhe i akuzuar gjithashtu si i përfshirë në vrasje është dhe Ilir Selmani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.