Gjykata e Prishtinës lë në burg Naim Murselin dhe dy bashkëpunëtorët
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën me një muaj paraburgim ndaj Naim Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë, për vrasjen e Liridona Ademajt.
Ky vendim është marrë nga gjyqtarja e procedurës paraprake Sulltane Hoti, pas kërkesës së Prokurorisë të shqyrtuar nga Prokurorja Besa Luma.
Seanca dëgjimore është mbajtur sot (3 Dhjetor) në departmentin e krimeve të rënda të ksaj gjykate.
Naim Murseli akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Granit Pllava për “Vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa Kushtrim Kokalla për “marrëveshje për të kryer vrasje të rëndë”.
Të treve u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.
Kujtojmë se mbrëmjen e 29 nëntorit, Liridona Murseli bashkëshortja 33-vjeçare e Naim Murselit, ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit mbeti e vrarë pas asaj që fillimisht u hetua si një grabitje. Kjo pasi kështu rrëfeu atë mbrëmje, Naim Murselit para policisë, i cili ishte me bashkëshorten në makinë.
Ai u tha hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në veturë, kur papritmas u zunë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i plaçkitën. Murseli u shpreh se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar sendet me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat.
Më tej Murseli ka deklaruar se ka mundur t’i largojë fëmijët nga makina, por aty mbeti bashkëshortja e tij, e cila fatkeqësisht u vra me armë zjarri. Dëshmia e tij ka nxitur dyshime të forta se dhe ai mund të ketë qenë i përfshirë në vrasjen e bashkëshortes.
Pas arrestimit të bashkëshortit të viktimës, Naim Murseli dhe vrasësit të Liridonës, Granit Plava dhe zbërthimit të tyre para grupit hetimor, duket se është bërë i mundur edhe arrestimi i nipit të Murselit. Të njëjtit dyshohet të kenë bashkëpunuar për vrasjen e së ndjerës.
Vlen të theksohet se pak minuta pas arrestimit, bashkëshorti i Liridonës ka pranuar se ka porosit vrasjen e bashkëshortes te Granit Plava për një shumë prej 30 mijë eurosh. Nga të cilat 15 mijë, Naimi ja kishte dorëzuar vrasësit, ndërsa pjesën tjetër i kishte premtuar t’ia jepte më vonë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



