Gjykata e Tiranës me dy standarte. 3 vite më parë ia pranoi dorëheqjen gjyqtarit që ka lidhje personale me Sali Berishën. Nishani ‘kërcënon’ me destabilitet: Në qafë pastë veten
Një skandal ka përfshirë Gjykatën e Faktit në Tiranë dhe kryetarin e saj Petrit Çomo, i cili ka vepruar me një qasje me dy standarte në çështjen e gjykatësit që duhet të gjykojë kërkesën e Sali Berishës për ndryshimet në Statutin e PD, në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit.
Pak ditë më parë, lëvizja “Foltorja” e Sali Berishës depozitoi në gjykatën e Tiranës kërkesën për ndryshimet në statutin e PD, dhe Gjykata e Tiranes caktoi për të gjykuar kete ceshtje gjykatesin Agron Zhukri.
Por kur kishin kaluar pak orë nga ky vendim, Agron Zhukri, i kërkoi drejtuesit të Gjykatës Petrit Çomo, të largohej nga gjykimi i çështjes duke arsyetuar lidhjen miqësore që ai ka me Sali Berishën, pra konfliktin e interesimit në këtë çështje.
Kryetari i Gjykates Petrit Como nuk e mori parasysh këtë kërkesë dhe vendosi që Agron Zhukri te vijoje te gjykoje çështjen.
Por skandali në këtë fakt qëndron se tre vite më parë, Gjykata e Tiranës, për një çështje te ngjashme, vendosi që Agron Zhukri te mos e gjykojë çështjen pasi vete gjykatesi pohon (sic lexohet dhe ne shkresen e meposhtme) qe ai dhe bashkeshortja e tij kane lidhje te ngushta miqesore me Sali Berishen.
Bashkëshortja e Agron Zhukrit ka punuar si sekretare personale e Sali Berishës.
Për çudinë e të gjithëve, 3 vjet më pas, për të njëjtin gjyqtar, kryetari i gjykates së Tiranës, Petrit Çomo nuk e pranon kerkesen per ta larguar Agron Zhukrin nga ceshtja ku eshte i perfshire Sali Berisha, edhe pse ai e ka bërë të ditur konfliktin e interesit që ka me këtë çështje.
Kjo lëvizje bën që opinioni publik të mendojë se Petrit Como, në cilesinë e drejtuesit të Gjykates së Faktit ne Tirane, me ose pa qellim është sot i perfshire direkt ne konfliktin qe po ndodh brenda Partisë Demokratike.
Kujtojmë që Partia Demokratike ka depozituar pranë së njëjtës gjykatë, kryetarit dhe per dijeni gjykatesit Agron Zhukri ankesen sipas se ciles asnje organ apo drejtues i kesaj partie nuk ka depozituar kerkese per ndryshime statuore, pervec atyre te kuvendit te 17 korrikut 2021.
Ne kerkesen e PD theksohet se disa ish funksionare te kesaj partie kane keqperdorur dhe falsifikuar simbolet dhe vulat e PD duke prodhuar akte te falsifikuara per te cilat PD ka bere kallezim penal dhe ne SPAK.
Në vëmendje sjellim këtu edhe një deklaratë të bërë nga Bujar Nishani, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të Sali Berishës.
I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse gjyqtari nuk pranon ndryshimet statutore të miratuara në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha, Nishani është shprehur në një studio televizive se nëse nuk pranohej statuti i Berishës, do të krijohet destabilitet.
“Gjykata nuk mund të marrë një vendim se kush do ta ketë PD-në. Gjykata vetëm reflekton ndryshimet më të fundit të statutit. Nëse gjykata do të vendosë mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara ky është problem i gjykatës. Si do ta marrë me dokumente false? Nëse në këtë vend ka koka të nxehta, të cilat kërkojë të imponojnë vullnetin e mijëra njerëzve mbi dokumente të falsifikuara dhe të projektojnë destabilitet… nëse dikujt i merr koka erë dhe nuk njeh këtë realitet, atëherë në qafë pastë veten”, ka qenë deklarata e Bujar Nishanit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



