Gjykata i dha të drejtë bashkisë për pallatin te “Myslym Keta”/ Këlliçi: Veliaj e dinte vendimin para se të shpallej
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës për pallatin në njësinë numër 4 të Tiranës.
Pasi gjykata i dha të drejtë bashkisë lidhur me këtë çështje, Këlliçi në rrjete sociale ka shkruajtur se Veliaj nuk epriti vendimin e Gjykatës pasi e ka ditur përpara se të shpallet.
“Me rrënojat që shkaktoi sot në Tiranë, Erion Veliaj tregoi se nuk njeh sovran mbi paranë.
Nuk pret as vendimin e gjykatës, se e di shumë më përpara se të shpallet.
Kryebashkiaku sillet si përmbarues përpara se gjykata të marrë vendim. Ky përbindësh i Rilindjes bie menjëherë me bashkimin e qytetarëve.
14 Maji nuk është larg. Është dita kur banorët e Tiranës do të bëjnë drejtësinë e madhe”, ka shkruajtur Këlliçi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



