E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata i merr pasaportën Tahirit, nga sot nuk ka pasaportë për të udhëtuar jashtë vendit
Lajme

Gjykata i merr pasaportën Tahirit, nga sot nuk ka pasaportë për të udhëtuar jashtë vendit

Detajet/ Tahiri i kërkon llogari gjyqtares, pas gjyqit deklaron: Do flas shumë shpejt

Ka përfunduar para pak minutash seanca gjyqësore kundër Saimir Tahirit, teksa gjykata e krimeve të rënda ka vendosur që masa e shtrëngimit të bllokimit të pasaportës së ish ministrit të mbetet në fuqi.

Por në seancë vetë Saimir Tahiri i ka kërkuar “llogari” gjyqtares Liljana Baku, se mbi çfarë provash po i heqin pasaportën.

Tahiri ka pyetur gjyqtares se çfarë provash kanë për këtë masë, duke kërkuar që t’i hiqet masa e bllokimit të pasaportës.

Në përfundim të seancës gjyqësore Tahiri nuk ka dashur të prononcohet duke u thënë gazetarëve se do të flasë shumë shpejt.

Nga ana tjetër avokati i tij Maks Haxhia u shpreh shkurtimisht se do të apelojnë vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, duke shtuar vetëm këtë fjali:

“Kjo gjykatë sshtë kthyer në një noteri të kërkesave të prokurorisë”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.