Gjykata e Apelit mka dhënë sot vendimin për Mirsad Kuçanën, duke e dërguar në “Arrest shtëpie”. Kujtojmë se Mirsad Kuçana u arrestua më datë 17 mars në nga Blutë e Tiranës. Fillimisht atij i është kërkuar të ndalojë, por ish-polici i akuzuar dhe për vrasje shtoi dhe më shumë shpejtësinë dhe manovrat e rrezikshme, duke vënë në rrezik serioz punonjësit e Policisë Rrugore, raporton newsbomb.al. Në makinë me të ishte edhe i vëllai, E.K.
Në tentativë për t’u larguar Kuçana ka goditur dy mjete të Policisë Rrugore të Tiranës që po e ndiqnin pa ndërprerje, dhe kur ka arritur në një rrugë rurale në afërsi të Vorës ka braktisur makinën dhe është larguar në këmbë bashkë me të vëllanë. Patrullat e tjera nuk kanë ndalur ndjekjen dhe në fund kanë arrestuar Mirsad Kuçanën dhe të vëllanë, raporton newsbomb.al.
Gjatë kontrollit në mjet dhe në trup, Policia gjeti dhe sekuestroi 12400 franga zvicerane, një thikë dhe disa karta banke zvicerane, në emër të shtetasit M. K. E gjithë ndjekja ndaj dy vëllezërve Kuçana nisi sepse ata ishin kthyer nga Zvicra dhe në bazë të masave për koronavirusin, duhet të vetëkarantinoheshin në shtëpi, gjë të cilën jo vetënm nuk e bënë por dolën në rrugë dhe rrezikuan jetën e efektivëve të Policisë.
VIDEO: Momenti i ndjekjes së Mirsad Kuçanës nga patrullat e Policisë dhe arrestimi në periferi të Vorës



