Gjykata lë në burg Ardian Çapjan
Çapja kërkoi zëvendësim mase në një masë më të butë me pretendimin se nuk ka prova.Ardjan Çapja përfundoi në prangat e policisë më 29 mars, ndërsa në kërkim është Florenc Çapja. Arrestimi i Ardian Çapjas ndodhi pak ditë më parë gjatë operacionit të koduar “Krasta 2021”për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012.
Akuzat kundër tyre janë “Vrasje në rrethana cilësuese” kundër dy personave, “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”, “Grup i strukturuar” kriminal dhe Kryerja e veprave penale në formën e “Grupit të Strukturuar kriminal”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



