Gjykata lë në burg Astrit Avdylaj, ja për çfarë akuzohet
Është lënë në qeli Astrit Avdylaj.
Koka e grupit kriminal të Shijakut, nuk ka preferuar të flasë në seancën e njohjes me masën e sigurisë në Gjykatën e Posaçme.
Nga ana tjetër, avokati i Avdylaj, ka kërkuar një masë sigurie më të butë për klientin e tij, por kërkesa është rrëzuar nga Gjykata e Posaçme.
Astrit Avdyli dyshohet nga SPAK, se ka krijuar kushte për vrasjen e Durim Bamit duke bashkëpunuar me Arben Ndokën.
Gjithashtu SPAK thotë se Avdyli ka futur ilegalisht nga Mali i Zi nipin e tij Aldo Avdylin, duke u ndihmuar edhe nga biznesmeni Miri Bruli që të vinte për të kryer vrasjen e Bamit me Arben Mërkurin, dhe do të kishte alibinë që ndodhej jashtë vëndit.
Rezulton sipas SPAK, se jo vetëm Emiljano Shullazi dhe Behar Bajri dispononin pajisje të koduara në qeli, por edhe Astrit Avdyli. Për të është ngritur akuza e futjes së sendeve të ndaluara në paraburgim kur ndodhej në qeli për dosjen 339.
Ai akuzohet gjithashtu për grup i strukturuar kriminal.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



