E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata lë në burg babain që plagosi djalin pse nuk shkonte në shkollë
Lajme

Gjykata lë në burg babain që plagosi djalin pse nuk shkonte në shkollë

Gjykata e Korçës ka lënë në burg shtetasin me inicialet Sh.Ç., pasi ky i fundit plagosi me thikë djalin e tij të mitur, pas debateve për të mos shkuar në shkollë.

Vendimi u mor ditën e sotme nga togat e zeza të Korçës, të cilët e cilësuan si të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin Sh. Ç., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.

“Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 03.11.2024 ora 11:00 seanca me objekt: ‘Vleftësim arresti në flagrancë, caktim mase sigurimi’, ndaj shtetasit Sh.Ç i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Dhuna në familje’, parashikuar nga neni 130/a/1i Kodit Penal, ku gjykata në përfundim vendosi: Pranimin e kërkesës. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’ për këtë shtetas”, thuhet në njoftim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.