Gjykata lë në burg, dy burrave nga Maliqi që shfrytëzuan të miturën për prostitucion
Gjykata e Korçës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj dy personave nga Maliqi që abuzuan me një minorene dhe e shfrytëzuan edhe për prostitucion. Ata janë Selam Hyka, 41 vjeç nga fshati Leminot i Maliqit dhe dhe Marsel Baçi, 26 vjeç nga fshati Podgorie i Maliqit..
Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 26.07.2024 ora 13:00 seanca me objekt: “Vleftësim i ligjshëm ndalimi, caktim mase sigurimi”, ndaj shtetasve S.H, M.B.
Në përfundim gjykata vendosi:
1- Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit S.H, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” parashikuar nga neni 101/1i Kodit Penal.
2- Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit M.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” parashikuar nga neni 114/2 i Kodit Penal.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



