E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata lë në burg mësuesin pedofil
Lajme

Gjykata lë në burg mësuesin pedofil

Gjykata e Faktit në Gjirokastër ka dhënë  masën e arrestit prej  40 ditësh për mësuesin pedofil, Kleanthi Laçi.

Ai akuzohet për ngacmim seksual ndaj të miturve.

E gjitha u zbulua pas mësuesi u rrah nga vëllai i njërës prej të miturave.

Ky i fundit u lirua  nga ambientet e Komisariatit të Policisë së Tepelenës Alvi Gumeni, i vëllai i njërës prej nxënësve 13-vjeçare, e cila pretendon se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi i edukimit fizik. Ngjarja ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare në qytetin e Tepelenës.

Mbajtja e tij në dhomat e izolimit në Komisariat nuk ka kaluar as kufijtë e 48 orarshit pasi Prokuroria e Gjirokastrës e ka quajtur të paligjshëm arrestimin e tij dy dite më parë pasi u vetdorëzua ne Komisariatin e Policisë pas dhunës së ushtruar ndaj mësuesit Kleanthi Laçi.

Mësohet se lirimi i 29-vjeçarit nga dhomat e izolimit është bërë përmes një urdhri të posaçëm prej prokurores Edlira Manelli, e cila e ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin e të riut emigrant, pasi nuk kishte shkaktuar dëme që mund t’i shkaktonin vdekjen mësuesit 59-vjeçar. Rrjedhimisht dhunuesi i këtij të fundit zhvishet nga çdo akuzë e ngritur dhe kësisoj është i lirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.