E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata  lë në fuqi masën e prokurorisë për gazetarin Olldashi,” Babalen” dhe  Alizotin
Lajme

Gjykata lë në fuqi masën e prokurorisë për gazetarin Olldashi,” Babalen” dhe Alizotin

Mesditën e sotme, gjykata  ka lënë në fuqi masën e arrestit “Detyrim paraqiteje” për gazetarin Jetmir Olldashi, si dhe  ka konfirmuar gjithashtu vendimin me “arrest në burg në mungesë” ndaj Albert Veliut i njohur ndryshe si “Babalja”. Gjithashtu në seancë u vendos që të  lihet në fuqi, edhe vendimi “Arrest me burg” për Fredi Alizotin, i cili akuzohet si imitues i zërit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Agron Geron Xhafaj.

Në përfundim të seancës, avokatët e palës mbrojtëse kanë  kundërshtuar ashpër masën e dhënë, përmes disa argumenteve që paraqitën, por që nuk u morën parasysh.

Masat e dhëna për çështjen “Babale”:

“Arrest në burg” për shtetasin Albert Veliu, si i dyshuar për kryerjen e veprat penale të “Kallëzimit të rremë” dhe “Kalimit të paligjshëm të kufirit” parashikuar nga nenet 305/25 dhe 297 të K. Penal.

“Arrest në burg” për shtetasin Fredi Alizoti, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 305/25 i Kodit Penal.

“Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin Jetmir Olldashi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 305/25 i Kodit Penal

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.