E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata liron  nënën lehonë që u arrestua 8 ditë pasi lindi foshnjën
Lajme

Gjykata liron nënën lehonë që u arrestua 8 ditë pasi lindi foshnjën

Gjykata ka pezulluar ekzekutimin e vendimit me burg për nënën lehonë, Diana Bahçja e cila u arrestua 8 ditë pasi solli në jetë foshnjën e saj, duke e lënë atë të lirë.

Gjykata pezullon ekzekutimin e dënimit me burg të 26-vjeçares që u arrestua 8 ditë pas lindjes deri sa të shqyrtohet kërkesa tjetër për shlyerjen e gjobës. Seanca e ardhshme u la për më 14 prill ora 10:00.

Diana Bahçja, 26-vjeçarja që u arrestua 8 ditë pasi lindi foshnjën e saj për braktisje të vajzës nga martesa e parë ka dalë sot në gjykatë. Ajo ka deklaruar se gjatë arrestimit i ka treguar policëve se kishte një fëmijë në gji, ndërsa ka folur dhe për vajzën.

“U thashë policëve që kam foshnjën me gji. Nuk e kam takuar fëmijën e parë prej 5 vitesh”, ka thënë nëna e re.

Ndërkohë mbrojtja kërkoi lirimin e menjëhershëm, me të cilin ishin dakord dhe prokurorët, por kërkuan shlyerjen e gjobës prej 2.5 mln lekësh të vjetra

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.