Gjykata liron nga burgu Valter Bami
U arrestua pas një atentati në Nikël
Lirohet nga burgu Valter Bami. Vendimi është dhënë nga gjykata e Tiranës.
Bami ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje.
Ai u shoqërua në polici në lidhje me atentatin ndaj banesës së Gentian Bejtjës, ku iu vra kunati dhe u plagosën dy djemtë e mitur. Pas kërkesës së tij për shfuqizimin e masës ‘arrest me burg’, gjykata caktoi ndaj tij ‘arrest shtëpie’.
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest shtëpie” për Valter Bamin.
Kush është Valter Bami?
Valter Bami u arrestua në korrik të vitit të kaluar për armëmbajtje pa leje, fill pa atentatit të Gentian Bejtjas në fshatin Larushk të Krujës.
Ai dyshohet të jetë edhe autor i atentatit në fshatin Larushkë, Krujë, në oborrin e banesës së Gentian Bejtjas, ku mbeti i vrarë kunati i këtij të fundit.
Policia ka konfirmuar se në dorën e majtë të Valter Bamit, i cili u shoqërua në polici pas ngjarjes, janë konstatuar faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri.
Nga ana tjetër kujtojmë se Valter Bami, nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi njihet për një sërë rekordesh kriminale.
Valter Bamit gjithmonë është përfolur si pjesëtar i botës së krimit në zonën e Fushë-Krujës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



