E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata liron Stresin,  do të hetohet në gjendje të lirë…
Lajme

Gjykata liron Stresin, do të hetohet në gjendje të lirë…

Reperi i njohur, Arkimed Lushaj, i njohur si ‘Stresi’, do të hetohet në gjendje të lirë.

Vendimi është dhënë sot nga Gjykata e Tiranës, duke u bazuar në kërkesën e prokurorisë e cila kërkoi të njëjtën gjë për reperin e njohur.

‘Stresi’ u arrestua dy ditë më parë nga Policia e Tiranës, pasi u kap me disa persona të tjerë në një lokal të kryeqytetit, duke konsumuar kokainë.

Në dëshminë e tij para uniformave blu, ‘Stresi’ ka pranuar se ka qenë duke konsumuar kokainë, por ka thënë se lënda narkotike nuk ishte e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.