Gjykata njohu 11 dhjetorin, ‘Rithemelimi’ shkon në seli,mbledhje me Bardhin e Alibeajn
Komisioni i Rithemelimit ka mbërritur në ambientet e selisë blu për të zhvilluar një mbedhje me kryetarin e komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajn dhe sekretarin e Përgjithshëm, Gazmend Bardhi. Mendohet se drejt selisë po shkon edhe ish-kryeministri Sali Berisha. 
Vendimi për të shkuar në selinë e PD është marrë në një mbledhje shumë të shkurtër që u zhvillua në zyrat e Komisionit të Rithemelimit.
Përfaqësuesit e “Foltores” kanë hyrë në zyrën e kryetarit të komanduar të PD Enkelejd Alibeaj dhe Sekretarit të Pergjithshem Gazment Bardhi ku ka nisur një takim prej orës 14:40.
Grupi i deputetëve që ndodhet në selinë e PD janë Flamur Noka, Edmond Spaho, Belind Këlliçi, Albana Vokshi, si dhe perfaqesuesi ligjor i Foltores, Ivi Kaso.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



