Gjykata nxjerr nga burgu Arlind Gjokutajn
Akuzohet se vodhi 480 milionë lekë nga buxheti i shtetit
Më 11 janar, ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, së bashku me dy ish-drejtorët e këtij institucioni, Fatmir Hoxha e Alban Ruli, u arrestuan nga policia nën akuzën e korrupsionit në një çështje për kompensimin e përsëritur në mënyrë të paligjshme ndaj një shtetasi.
Vlera e vjedhur në buxhetin e shtetit raportohej të ishte plot 480 milionë lekë të rinj, por Gjokutaj ka arritur ta dalë pa u lagur, pasi vetëm së fundmi ka lënë qelinë dhe është dërguar në masën “Arrest shtëpie”, ku do ta bëjë gjumin i qetë dhe me xhepat plot.
Gjokutaj ishte një nga zyrtarët e paktë aktiv të arrestuar, por duket se edhe kjo çështje është zbehur shumë shpejt, duke treguar edhe një herë paprekshmërinë e individëve që drejtojnë qeverinë tonë dhe menaxhojnë paranë publike.
Arta Marku, prokurorja e çështjes në ngarkim të të pandehurve Arlind Gjokutaj, Fatmir Hoxha e Alban Ruli kërkoi në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm arrest shtëpie ndaj tyre, me gjykatën, që ia ka plotësuar dëshirën dhe ka dhënë këtë vendim për tre të pandehurit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



