E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata pezullon Aeroportin e Vlorës
Lajme

Gjykata pezullon Aeroportin e Vlorës

Pacolli nën hetim për mashtrim, falsifikim dhe kërcënim për sigurinë kombëtare

Gjykata e Tiranës ka vendosur pezullimin e çdo vendimi të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve të Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., e cila ishte caktuar të mbahej më 20 tetor 2025. Në bazë të vendimit, pezullohet edhe e drejta e votës e ortakut të shumicës, Shoqërisë “Mabco Constructions SA”, deri në regjistrimin e kontratës së shitjes së 49% të kuotave të kapitalit tek blerësi “2A Group” sh.p.k.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin për këtë çështje, duke vendosur tre individë nën akuzë biznesmenin Behgjet Pacolli, vëllanë e tij Emin Pacolli dhe Nelson Çela, administrator i kompanisë mëmë zvicerane Mabco Construction S.A. Nelson Çela dha dëshmi në Prokurori dhe më pas dorëhoqi funksionin e administratorit. Të tre janë nën hetim për mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim kompjuterik dhe falsifikim dokumentesh.

Gjykata Tiranës, Vlora Airport, pezullim vendimesh, Asambleja e Ortakëve, Pacolli, hetim penal, mashtrim, falsifikim dokumentesh, kërcënim për sigurinë kombëtare, Mabco Constructions, 2A Group, kontratë 49% kuota kapitali, kontratë huaje 100 milionë euro, aeroport strategjik

Gjykata nënvizon se Aeroporti i Vlorës ka rëndësi strategjike kombëtare dhe çdo veprim i paautorizuar rrezikon interesin publik dhe sigurinë e vendit. Sipas vendimit, kontrata e dyshuar e huasë prej 100 milionë eurosh me një subjekt të paidentifikuar paraqet rrezik për kalimin e kontrollit të aeroportit te një entitet i huaj, duke prekur drejtpërdrejt sigurinë kombëtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.