E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ELBASAN/Gjykata rikthen në punë efektivët e ‘Shqiponjave’
Lajme

ELBASAN/Gjykata rikthen në punë efektivët e ‘Shqiponjave’

Gjykata e Elbasanit ka vendosur këtë të shtunë të rikthejë në punë gjashtë efektivët e “Shqiponjave” që më herët u pezulluan nga detyra apo ushtrim i çdo funksioni publik, pasi u akuzuan nga prokuroria për ngjarjen e ndodhur katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani.

Në punë janë kthyer efektivët: Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu.

Pak ditë më parë u publikua dhe dosja e prokurorisë, sipas së cilës thuhet se ngjarja ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë në Elbasan mund të ishte parandaluar nëse policia do të kishte ndërhyrë në kohë. Në këtë konkluzion do të dilte prokuroria e Elbasanit, pas më shumë se një viti e 2 muaj hetime nga ngjarja e rëndë.

Gjykata dërgoi në arrest shtëpie dy ish-zv.drejtorët e policisë së qarkut, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi, ndërsa u pezulluan nga detyra 6 oficerë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Referuar dinamikës së ngjarjes, dy nëndrejtorët e policisë mbërritën të parët në vendin e ngjarjes, në lagjen “5 Maji”, pas njoftimit të bërë nga Arjan Hoxha, i prezantuar si përgjegjës i sigurisë së shtabit elektoral të Partisë Demokratike në Elbasan.

Zyrtarët e policisë po qëndronin në trotuar, duke biseduar me Hoxhën, teksa ky i fundit iu tha se bashkë me kolegët e tij, kishin bllokuar një automjet pa targa, pasi kishin dyshime se drejtuesi i saj, i identifikuar si Mehmet Greca, po blinte vota në favor të Partisë Socialiste.

Policia nuk ndërhyri në kohë, duke lejuar që në ndihmë të Mehmet Grecës të vinte Pjerin Xhuvani, Klement Xhaferri, Gentian Sharra, Elton Bodinaku, Luan Tabaku, Mario Çela, Marsel Rroka, etj, të cilët lëviznin me 3 automjete.

Palët u konfliktuan mes tyre dhe pati shkëmbim zjarri, ku për pasojë mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, ndërsa u plagosën 4 të tjerë. Për vrasjen e Xhuvanit akuzohet ish-efektivi special i RENEA-s, Arbër Paplekaj, ndërsa dy personat që qëlluan në drejtim të tij nuk janë identifikuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.