E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata shtyn vendimin për Kajmakun, ja arsyeja
Publik News

Gjykata shtyn vendimin për Kajmakun, ja arsyeja

Avokati i Kajmakut kërkoi shtyrjen e seancës që të paraqesë provat e tij.

Seanca e sotme ishte parashikuar për rivlerësimin e masës së sigurisë dhe per shkak se provat nuk ishin paraqitur ne formen e parashikuar në ligj, seanca u shty me dy javë.

Agim Kajmaku, ish-kreu i bashkisë Vorë, i shkarkuar nga KQZ-ja për shkeljen e ligjit të dekriminalizimit, për të cilin është lëshuar tashmë edhe një urdhër arresti, akuzohet për falsifikim të formularëve dhe ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës.

Bëhet me dije se mbi Kajmakun rëndojnë tri akuza.

Në shkresen e Prokurorisë theksohet: “Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka shpallur në kërkim me masë sigurimi me arrest në burg, në lidhje me hetimin që zhvillohet në ngarkim të shtetasit Agim Kajmaku, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, Shperdorim detyre, sipas nenit 248 te Kodit Penal, fallsifikimi i formularëve, neni 190 i Kodit Penal, dhe Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës, neni 249 i Kodit Penal”.

Akuza e fundit ka të bëjë me shkarkimin e punonjësve, në kohën që KQZ kishte shpallur shkarkimin e tij nga detyra.

Kujtojmë se pas vendimit të KQZ, Kajmaku ka shkarkuar nga detyra dy nënkryetarët e Bashkisë, megjithëse edhe vetë ishte zyrtarisht i shkarkuar si titullar i bashkisë Vorë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.