E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata Speciale për Kosovën e padrejtë….
Lajme

Gjykata Speciale për Kosovën e padrejtë….

Zhvillimet e fundit në Kosovë kanë rrëmbyer edhe vëmendjen e mediave edhe në Shqipëri pasi bëhet fjalë për përkeqësim të marëdhënieve me aleatët e Kosovës por edhe shqiptarëve në tërësi, siç janë SHBA-të. E gjitha kjo pas përpjekjeve për të shfuqizuar Gjykatën Speciale.

Në lidhje më këtë temë, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka deklaruar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ në Report Tv, se nuk beson se drejtuesit në Kosovë do të ndërmarrin veprime që mund të minojnë besimin se mungon angazhimi për sundimin e ligjit.

“Nuk besoj se drejtuesit e Kosovë do të marrin vendime që mund të minojnë besimin se mungon angazhimi për sundimin e ligjit”, tha ai.

Ndërsa I pyetur nëse kishin të drejtë komandantët e luftës kur thonë se kjo gjykatë është e padrejtë, Meta tha se në politikë ndonjëherë përt qëllime të mëdha duhet të bësh edhe sakrifica jot ë drejta.

“Nuk mund të themn se kanë apo nuk kanë të drejtë por në politikë, për disa qëllime më të mëdha do duhet të bësh edhe sakrifica jo të drejta”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.