E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata vendos arrest me burg për dy policët grabitës
Publik News

Gjykata vendos arrest me burg për dy policët grabitës

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy efektivët e policisë të cilët u arrestuan pak ditë më parë për shkak se akuzohen se zhvatnin qytetarët në zonën e Liqenit Artificial duke u marrë shuma parash.

Serxhio Cani, efektiv i patrullës së përgjithshme dhe Sajmir Muzikanti polic bashkiak ranë në prangat e policisë pasi dyshohet se ndalonin të rinjtë që kapeshin duke konsumuar lëndë narkotike dhe u kërkonin paratë, që të mos u viheshin prangat.

Në seancën e ditës së sotme, Muzikanti e ka pranuar akuzën, ndërkohë që Cani e ka hedhur poshtë atë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.