E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata vendos arrest me burg për Florenc Çapjan
Lajme

Gjykata vendos arrest me burg për Florenc Çapjan

Rikomunikohet masa e rivleresimit arrest me burg per Florenc Capja, Etien Cani dhe Ervis Bardhi.
Prokuror i ceshtjes ka qene Ritvan Sukaj, Gjyqtar Miranda Cekrez dhe Avokat, Reshat Thana.

Çapja u arrestua si pjesë e operacionit “Krasta”, pasi është zbuluar se është pikërisht ai autori i plagosjes së ishkreut të Policisë Rrugore, Fadil Mema.

 

Prokurori i çështjes Ritvan Sukaj paraqiti para trupit gjykues, të kryesuar nga Matilda Fetau, provat për implikimin e Florenc Çapjes në plagosjen e Fadil Memës, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2006, rreth një vit pas vrasjes së xhaxhit të 38-vjeçarit, Sokol Çapja.florenc capja

Plagosja e Memës, në atë kohë shef i Policisë Rrugore në Elbasan ishte si hakmarrje për vrasjen e Sokolit, pasi kishte dalë si garant për sherrin mes Sokol Çapjes dhe Dritan Shemës, nipi i Memës.

 

Ndaj tij rëndon akuza e “Vrasjes me paramendim të mbetur tentativë” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. Kjo është hera e tretë që Florenc Çapja arrestohet për këtë ngjare. Fillimisht, ai u arrestua një ditë pas ngjarjes në viti 2006, por më pas u la i lirë për mungesë provash. Më pas, rreth katër muaj pas lirimit u arrestua sërish, por po për mungesë provash Gjykata e la të lirë.

VRASJA BABË E BIR

Elvis Bardhi dhe shoku i tij Etien Cani, sipas Policisë së Elbasanit, janë autorë të vrasjes së ndodhur në vitin 2012 të Gentian Beqirit dhe babait të tij. Të dy këta të rinj janë shpallur në kërkim. “Procedimi penal nr. 1121/2012, i regjistruar për veprat penale të ‘Vrasjes në rrethana cilësuese e kryer në bashkëpunim’, ‘Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak’, që bën fjalë për vrasjen e shtetasit G.B (alias A.M) dhe të babait të tij shtetasit N.B, ngjarje e ndodhur më datë 15.08.2012, në lagjen ‘Çlirimi’ Elbasan, nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se autorë të kësaj ngjarjeje janë shtetasit: E.B, 38 vjeç, lindur në Kavajë dhe banues në Elbasan, lagja ‘Shënkoll’, i cili është shpallur në kërkim dhe E.C, 28 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan lagja ‘Çlirimi’, i cili është shpallur në kërkim”, bëhet e ditur nga Policia.

PENGMARRJA

Për pengmarrjen dhe plagosjen e Bledar Karajt, në vitin 2013, është arrestuar Endri Çopja dhe është shpallur në kërkim Suel Çela. Ngjarja ndodhi në prill 2013 dhe shkak ishte bërë vjedhja e disa televizorëve në biznesin e Çopjes. Pasi ka njohur televizorët e vendosur në lokalin e Karajt, Bledar Çopja bashkë me Suel Çelën i kanë kërkuar që të tregojë se cilit person ia ka blerë, në mënyrë që të arrinin te autorët e vjedhjes. Nga refuzimi i Bledar Karajt për të treguar, ky i fundit është plagosur. Karaj gjithashtu gjatë dëshmisë në Prokurori nuk ka pranuar të ngrejë akuzë ndaj autorëve të pengmarrjes dhe plagosjes së tij. Suel Çela është në kërkim dhe për një tjetër vepër penale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.