Gjykata vendos burg përjetë Besnik Pjetrin, vrau ish-kunatin dhe ish-vjehrrin

Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes të 29 gushtit 2022 në fshatin Gryk Zezë, ndërsa viktimat janë Pjerin Perjaku 56-vjeç dhe Gent Perjaku 32-vjeç.

Shkak të vrasjes ishte fakti se nuk e lejonin të takonte 2 vajzat. I shumëkërkuari u vu në pranga në dhjetor nga forcat RENEA.

Si ndodhi ngjarja?

Babë e bir u ekzekutuan me armë zjarri nga ish-dhëndëri i tyre në Lezhë. Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes 30 gushtit 2022 në fshatin Gryk Zezë, ndërsa viktima mbetën Pjerin Perjaku 56-vjeç dhe Gent Perjaku 32-vjeç. Ndaj tyre u qëllua me breshëri plumbash sapo kishin hyre në oborrin e banesës së tyre dhe nga plagët e marra gjeten vdekjen e menjëhershme. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes identifikoi autorin, por pa arritur që ta prangosë. Ai ishte Besnik Pjetri 45-vjeç banues në Troshan, i cili pas krimit është larguar, duke i shpëtuar policisë.

Babë e bir ishin kthyer të hënën nga Italia ku jetonin prej shumë vitesh, pasi kishin patur një dasëm në vendlindje tek disa të afërm të tyre. Siç duket ish-dhëndri i ka ndjekur lëvizjet e objektivave të tyre dhe sapo janë kthyer në banese është afruar dhe ka qëlluar me breshëri plumbash.

Autori i ngjarjes Besnik Pjetri i cili ishte babai i dy vajzave ishte divorcuar, prej më shumë se 6 vitesh nga gruaja e tij dhe që prej asaj kohë kishte patur konflikte të vazhdueshme më ish-gruan dhe familjen e saj, madje për këtë çështje ishte arrestuar dhe nga policia në Itali dhe kishte qëndruar për rreth 2 vite në burg. 45-vjeçari pretendonte se familje e ish-nuses së tij i kishte borxhe dhe nuk ja kishin kthyer, ndërsa së fundmi nuk e kishin lejuar të takonin as vajzat çka dyshohet të jetë bërë shkak dhe për krimin e rëndë.

Publikuar nga Publik Media