E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata vendos ekzekutimin e vendimit për sekuestro të pasurive të ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri
Publik News

Gjykata vendos ekzekutimin e vendimit për sekuestro të pasurive të ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi ekzekutimin e vendimit të marrë në korrik të 2020-ës, për konfiskimin e pasurive të ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri.

Shkeqim Miri

Eshtë urdhëruar  vënia në ekzekutim e vendimit të datës 15/07/2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku u vendos konfiskimi i pasurive:

Konfiskimin e shumës monetare me vlerë 144 810 euro; të shumës monetare 1000 dollarë, si dhe shumën monetare me 9 335 935 lekë në zotërim të Shkëlqim Mirit. Ndërkaq, urdhërohet pezullimi i pasojave të ekzekutimit të zbatimit të masës së sekuestrimit dhe konfiskimit për vlerën 30 mijë euro. Pezullimi përfundon menjëherë sapo të bien masat e sekuestrimit apo konfiskimit të vendosura në kuadër të procedimit penal që lidhet me vendimin penal nr.129 datë 27.11.2018, të ish-Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Po ashtu urdhërohet vënia në ekzekutim e vendimit të datës 15/07/2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin është vendosur revokimi i masës së sekuestrimit për vlerën monetare prej 269.065 lekë dhe kthimin e kësaj shume shtetasit Shkëlqim Miri.

Në vendim thuhet se ngarkohet Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave Tiranë, për ekzekutimin e këtij vendimi.

Në kërkesën e saj organi i akuzës argumentonte se ish-gjyqtari Miri është dënuar për korrupsion, e kësisoj ai është subjekt i Ligjit nr.10192 datë 2 dhjetor 2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” dhe se mundet që t’i nënshtrohet masave parandaluese pasurore.

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi gjyqtarin Shkëlqim Miri me 2 vite e 6 muaj burg, pasi u akuzua se liroi nga burgu të dënuarin për vrasje të dyfishtë Genjtan Doda, kundrejt një ryshfeti 20 mijë euro. Në shtëpinë e Shkëlqim Mirit u gjetën gjatë kontrollit edhe mbi 30 milionë lekë të thata.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.