E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykatësit italian i grabisin çantën me sende personale dhe një shumë parash
Publik News

Gjykatësit italian i grabisin çantën me sende personale dhe një shumë parash

Mësohet gjykatësi kishte marrë një makinë me qira në Tiranë dhe ishte nisur në drejtim të Vlorës. Por gjatë rrugës makina ka shfaqur një defekt teknik dhe drejtuesi i mjetit ka ndaluar në servisin më të afërt.

Në servis dyshohet se i kanë vjedhur çantën me sende personale dhe një shumë parash. Gjykatësi italian e ka denoncuar rastin në Polici, ndërsa “blutë” kanë sekuestruar kamerat e sigurisë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i plotë 

Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur “Mali i Robit”, një shtetas italian kallëzon se gjatë kohës që ka ndaluar pasi mjeti me të cilin po qarkullonte ka pësuar një difekt teknik, një shtetas ende i paidentifikuar i ka vjedhur çantën me sende personale dhe një shumë parash.

Nga ana e Policisë është bërë sekuestrimi i pamjeve filmike dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.