E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjyqi ndaj Salianjit, Basha paralajmëron gjyqtarin dhe prokurorët: Do ua bëjmë vetingun publikisht
Politikë

Gjyqi ndaj Salianjit, Basha paralajmëron gjyqtarin dhe prokurorët: Do ua bëjmë vetingun publikisht

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të çuar për gjykim dosjen “Babalja”, ku i pandehur do të jetë ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, gazetari, Jetmir Olldashi dhe dëshmitari, Alfred Alizoti.

Basha është zotuar sot se do t’i bëjë vetingun publik, gjytarit Kastriot Gramshi dhe dy prokurorëve të çështjes, të cilët sipas tij po mbahen peng nga pushteti.

Kreu i PD-së deklaroi sot se gjyqtari dhe dy prokurorët po varrosin dosjen e krimit dhe në vend që të hetojnë të akuzuarit, po çojnë para gjykatës denoncuesit e krimit.

“Edi Rama ka marrë në mbrojtje dhe ka promovuar personat e përfshirë në këtë krim të rëndë shtetëror. Sot prokurorët e çështjes dhe një gjyqtar janë pengje të vetingut, pra çuan në gjykatë denoncuesit e krimit.

Gjyqtari, Kastriot Gramshit dhe dy prokurorët se nuk do t’ia hedhin vetingut për të varrosur dosjet e krimit.

Vetingu do t’ju behet publikisht nga PD-ja, për këtë kanë zotimin personal si kryetar i opozitës dhe kryetar i qeverisë nesër”, tha Basha.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.