E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjyqtarët dhe prokurorë për t’i shpëtuar vettingut shesin  fshehtas bizneset
Publik News

Gjyqtarët dhe prokurorë për t’i shpëtuar vettingut shesin fshehtas bizneset

Gjyqtarët dhe prokurorët tentativa për t’i shpëtuar vetingut, shesin në mënyrë të fshehtë bizneset, SHBA-BE bien në gjurmët e pasurive korruptive

Gjyqtarët dhe prokurorët tentativa për t’i shpëtuar vetingut, shesin në mënyrë të fshehtë bizneset, SHBA-BE bien në gjurmët e pasurive korruptive

Gjyqtarët dhe prokurorët kanë nisur të gjejnë alternativa për t’i shpëtuar procesit të vetingut. Edhe pak ditë në ndajnë nga rezultatet e para dhe ka shumë nga ata që janë mbërthyer nga paniku. Prokurori amerikan i vetingut pak ditë më parë tha se në shkurt do dalin emrat e parë që largohen dhe shumë gjyqtarë dhe prokurorë duke e ditur këtë, po tentojnë t’i shpëtojnë procesit. Sipas informacioneve të gazetës, një numër i madh gjyqtarësh dhe prokurorësh kanë filluar të shesin pronat e tyre të paluajtshme, kryesisht biznese. Burime nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive thanë se gjatë verifikimeve në terren që po bëhet për 800 gjyqtarë dhe prokurorë, ka rezultuar se shumë prona që janë deklaruar në formular në vitin 2016, tani rezultojnë si të shitura. Por ajo që tremb ekspertët, si të ILDKP, ashtu dhe të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Operacionit Ndërkombëtarë të Monitorimit, është mashtrimi me vlerën e shitjes.

Sipas burimeve, dyshohet se gjyqtarët po përdorin noterët për të mashtruar me vlerën e shitjes së objekteve. Një burim i tha gazetës se ka shumë emra që kanë ecur me plan. Ata në deklaratat që kanë bërë në ILDKP, kanë deklaruar objekte me vlerë të ulët, edhe pse realisht ajo ka pasur vlerë shumë të lartë. Por duke e ditur se gjatë verifikimeve që do të bëhen në terren do të zbulohet vlera e saktë e banesës, ata kanë nisur t’i shesin. Por skandali nuk është vetëm ky, pasi janë zbuluar të dhëna se ka pasur bashkëpunim me noterë që vlera e shitjes të deklarohet më e ulët se normalja. Ndërkohë që janë zbuluar dhe raste kur objektet gjyqtarët e prokurorët nuk i kanë deklaruar fare në formularë dhe më pas janë detyruar t’i shesin. Sipas burimeve, për ta janë vënë në dijeni ndërkombëtarët dhe ata po kryejnë verifikime për çdo emër. Por puna më e madhe po ushtrohet nga ILDKP dhe Drejtoria e Pastrimit të Parave, pasi këto dy organe kanë arritur të zbulojnë llogari bankare të fshehta, prona të padeklaruara dhe mjaft biznese në emër të të afërmve të tyre. Kjo tregon se vetingu do ketë surpriza dhe do të zbulojë skema nga më të çuditshmet se si janë fshehur pasuritë.

Verifikimet jashtë vendit

Përveç kontrolleve brenda vendit, një kontroll për gjyqtarët dhe prokurorët po shtrihet edhe jashtë vendit. Sipas burimeve, është Drejtoria e Pastrimit të Parave, ajo e cila po kryen verifikime mbi transferta të caktuar nga gjyqtarë, prokurorë dhe të afërm të tyre. Burimet i thanë gazetës se ka shumë emra që kanë bërë transferta të dyshimta jashtë vendit, si dhe kanë investuar në pasuri të patundshme në bregdet dhe lojëra fati. Të gjitha të dhënat janë duke u dokumentuar dhe kur vetingu të shtrihet te gjykatat dhe prokuroritë e shkallës së parë, dosjet do i shkojnë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ndërkohë rol të madh po ushtrojnë dhe ndërkombëtarët, pasi Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit po ushtron verifikime paralele dhe në fund të dhënat do i shkojnë komisionit. Ka shumë gjyqtarë dhe prokurorë që janë zbuluar me llogari bankare jashtë, apo kanë bërë dhe transferta të dyshimta. Të gjithë po mbahen në vëzhgim për të zbuluar destinacionet përfundimtare. Megjithatë sinjalet janë se vetingu brenda vitit 2018 do të japë rezultate konkrete për pjesën dërrmuese të njerëzve të drejtësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.