E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjyqtari Alaudin Malaj kërkon rikthimin në ‘Drejtësi’ dhe rishqyrtimin e çështjes nga një grup tjetër gjykues
Publik News

Gjyqtari Alaudin Malaj kërkon rikthimin në ‘Drejtësi’ dhe rishqyrtimin e çështjes nga një grup tjetër gjykues

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës Alaudin Malaj dha dorëheqjen disa muaj më parë, para se t’i nënshtrohej procesit të Vetting-ut.

Duke u dorëhequr, gjyqtari i Apelit nuk ishte më i detyruar të dilte para KPK-së për verifikim pasurie e figure edhe pse Malaj është lakuar për fshehje pasurie.  Në vitin 2015, ILDKPI e ka kallëzuar për fshehje dhe pastrim parash të një shume prej 1.7 milionë euro.

Por tashmë Malaj duket se është penduar dhe ka kërkuar të rikthehet sërish në sistemin e Drejtësisë, pasi ka bërë kërkesë që çështja e tij të rikthehet në shkallën e parë të Vetting-ut.

Do të jetë trupa gjykuese e kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relator Sokol Çomon dhe anëtarë Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Ina Rama që do të verifikojnë pastërtinë e figurës së gjyqtarit Malaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.