E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjyqtari Sokol Binaj do të jetë kryetari i ri Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili do të zëvendësojë Elvis Pupen
Lajme

Gjyqtari Sokol Binaj do të jetë kryetari i ri Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili do të zëvendësojë Elvis Pupen

Binaj u zgjodh nga hedhja e shortit me gogla dhe vjen nga radhët e Gjykatës së Lartë

anëtari i Gjykatës së Lartë dhe si përfaqësues i saj u zgjodh pikërisht Sokol Binaj.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbehet nga 10 anëtarë të përhershëm dhe 6 anëtarë zëvendësues. Ata u zgjodhën të gjithë me short, që u hodh në ambientet e Presidencës.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të funksionojë me këta anëtarë nga 1 janari i vitit 2022 deri në 31 dhjetor të këtij viti.

Po kush është Sokol Binaj? Ai  u lind më 19 janar 1961 në Gjirokastër. Gjatë viteve 1981-1985 ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, diplomuar me titullin “Jurist”. Pas përfundimit të studimeve, emërohet Gjyqtar në Gjykatën Rrethit Gjyqësor Tiranë prej datës 15.08.1985 – 16.11.1990. Në përiudhën 2001-2004 ka ushtruar detyrën e Shefit të Kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm. Në vitin 2004 është emëruar Gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda Tirane dhe në dhjetor 2019 është caktuar në pozicionin e Gjyqtarit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.

Binaj është ftuar si ekspert në disa trajnime të rëndësishme në të drejtën penale dhe procedurën penale, është trajnues, udhëheqës i temave të diplomës së studentëve të Shkollës së Magjistraturës, si edhe ka marrë pjesë në shumë aktivitete trajnimi kombëtare e ndërkombëtare në fushën e së drejtës. Me dekretin nr. 12030, datë 19/03/2021 të Presidentit të Republikës është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Lartë.​

HEDHJA E SHORTIT

Nga Gjykata Kushtetuese, anëtarë të përhershëm

1-Marsida Xhaferllari
2-Elsa Toska

Nga Gjykata Kushtetuese, anëtar zëvendësues

1-Altin Binaj

Nga Gjykata e Lartë, anëtar i përhershëm i KED

1-Sokol Binaj ( merr edhe postin e kryetarit të KED)

Nga Gjykata e Lartë, anëtar zëvendësues

1-Sandër Simoni

Nga Prokuroria e Përgjithshme, anëtare e përhershme

1-Anila Leka

Nga Prokuroria e Përgjithshme, anëtari zëvendësues në KED

1-Thoma Jano

Nga Gjykatat e Apelit, anëtarët e përhershëm

1-Edlira Petri
2-Enton Dhimitri

Nga Gjykatat e Apelit, anëtari zëvendësues

1-Ridvan Hado

Prokurorë nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit, anëtarët e përhershëm

1-Arta Marku
2-Edien Kapo

Prokurorë nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit, anëtari zëvendësues

1-Genti Xholi

Nga Gjykatat Administrative, anëtar i përhershëm

1-Klodiana Mema (Veizi)

Nga Gjykatat Administrative, anëtar zëvendësues

1-Erarbër Madhi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.