E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjyqtari/Iu gjetën miliona në banesë, ja pasuria që kishte deklaruar gjyqtari i Apelit
Lajme

Gjyqtari/Iu gjetën miliona në banesë, ja pasuria që kishte deklaruar gjyqtari i Apelit

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, në vitin 2014 zbardhi deklaratat e pasurive të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Mes tyre ishte edhe pasuria e anëtarit të saj kohe, Shkëlqim Mirit.

Sipas deklaratës së ILDKP-së, deri në vitin 2014 rezultonte se Shkëlqim Miri kishte prenotuar në vitin 2009 një apartament dhe gjatë vitit të kaluar, pra vitit 2013, kishte shlyer 6 mijë euro, shkruan ‘Panorama’.

Atij i kishte ngelur ende pa paguar edhe 11 mijë euro. Të ardhurat e Mirit për 2011-n kanë qenë 1.2 milion nga Gjykata e Apelit, 1117 mijë lekë nga pjesëmarrja në mbledhjet e KLD-së dhe 717 mijë lekë të ardhurat e bashkëshortes në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Pasuria e deklarimit fillestar në 2004 ishte:

Pasuri të paluajtshme: Bashkëpronar me 50% i një apartamenti banimi me sipërfaqe 49.8 m2 në vlerën 3 milionë lekë, pjesë e regjimit martesor;

Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti):

Kursime në vlerën 400 000 lekë;

Automjete: Nuk zotëron;

Sende me vlerë: Nuk zotëron;

Tituj Financiarë (bono thesari, obligacione, letra me vlerë, fonde sigurie, aksione në bursë, shërbime financiare të parapaguara): Nuk zotëron;

Dhurata: Nuk zotëron.

Kjo është deklarata e fundit që është bërë publike nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.