E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjyqtarit Shkëlqim Miri i zbriten 8 muaj burg
Lajme

Gjyqtarit Shkëlqim Miri i zbriten 8 muaj burg

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ul masën e dënimit për ish-gjyqtarin Shkëlqim Miri e akuzuar për korrupsion.

Mirit i është ulur dënimi me 8 muaj burg dhe përfundimisht ai do të vuajë dënimin me 2 vjet burg.

Në nëntor 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 2 vjet e 6 muaj burg gjyqtarin e Apelit Shkëlqim Miri duke e shpallur fajtor për akuzën e korrupsionit.

Deri në momentin e arrestimit Miri ka qëndruar në masën e sigurisë “arrest  me burg” dhe në masën e dënimit llogarite dhe koha e paraburgimit.

Arrestimi i Shkëlqim Mirit u bë në nëntor 2017 pas një hetimi të nisur nga prokuroria nën akuzën e korrupsionit, pasi dyshohet se ka përfituar shumën prej 30 mijë eurosh në këmbim të ndryshimit të kualifikimit të veprës penale.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.