E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjyqtarja nxjerr nga arkivat dosjen ‘Babale’
Lajme

Gjyqtarja nxjerr nga arkivat dosjen ‘Babale’

Në Gjykatën e Apelit Tiranë pritet shqyrtohet të hënën një prej çështjeve më të bujshme, që lidhet me skandalin “Babale”, ku në qendër ishte vëllai i ish -ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Por, ndonëse Geron alias Agron Xhafaj e ka përfunduar dënimin për trafik droge në Itali dhe sot shijon lirinë, ku u dorëzua nga vëllai i tij ministër në kulmin e skandalit dhe akuzave të forta për përfshirje në trafik droge, nga ana tjetër, deputeti demokrat, Ervin Salianji, do të përballet në gjykatë, shkruan BW.

Gjyqtarja Edlira Petri, në mënyrë të paprecedentë, kur duhej të priste rishortimin e çështjeve, për shkak se në Apel janë emëruar gjyqtarë të rinj, ka vendosur të nxjerrë nga arkivat dosjen ndaj deputetit dhe gazetarit Jetmir Olldashi, në një kohë që në gjykatë shqyrtohen ende çështje të 2017-ës.

Edlira Petri, gruaja e nënkryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ky i fundit një prej njohjeve më të afërta të Fatmir Xhafajt, nuk ndalet, por vepron me gjasë me urdhër politik, për të “qëmtuar” çështjen në fjalë, që trazoi politikën 5 vite më parë dhe dëshmoi edhe për inkriminim të policisë.

Ervin Salianji është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg, por këtë dënim ai dhe Kryesia e Partisë Demokratike e konsideron politik.  Në 9 vite opozitë Salianji është proceduar më shumë se 600 herë për protestat dhe reagimet e tij të forta në denoncime ndaj qeverisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.