E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjyshja ime, Ghebreyesus dhe dr Fauci
Publik News

Gjyshja ime, Ghebreyesus dhe dr Fauci

 

Gjyshja më e vjetër e lagjes përherë na thoshte ato që gjyshja e saj i kishte thënë vetë asaj: Laj duart shpesh, mbaj një shami me vete kur del jashtë, dhe mos i teshti njeriu në surrat.

Gjyshja i kishte vetem shkollën e jetës, nuk ishte kineze dhe as nuk quhej Tedros Adhanom Ghebreyesus që për të luftuar pathogjenin propozoi ndalimin e jetës, të lëvizjes së lirë, të ekonomisë etj etj, dhe që qeveritë po bëhen 2 vjet që po ja zbatojnë 1 më 1.

Është e qartë tashmë për të gjithë se pathogjeni nuk pyet as për Qeveri, as për Komitet Ekspertash, as për izolim, ndalim të aktivitetit ekonomik apo jetësor. E vetmja gjë që e ndalon pathogjenin është imuniteti i njeriut, dhe çdo aktivitet, higjenë, ushqim apo ushtrim që rrit imunitetin e njeriut.

Kaq e vërtetë është kjo, saqë kur Antonio Fauci gjatë një bisede të hapur me studentët e Grossman School of Medicine të Universitetit të New Yorkut sapo mbaroi së treguari atyre mënyrat e reja të shpikura nga CDC sesi transmentohet pathogjeni dhe vendosi t’i verë në provë studentët nëse ata i kishin kuptuar ato metoda, një student i vitit të dytë ngriti dorën dhe tha:

Po ja mënyra e transmetimit të pathogjenit, është ajo që ka qenë gjithmonë. Për ta ilustruar marrim një markuç dhe një pe. Ia lidhim peun pathogjenit në mes dhe e fusim në markuç nga njeri krah. Do shohim që pathogjeni do do dalë në anën tjetër. Ja kështu transmetohet pathogjeni.

Fauci, rrudhi edhe më shumë tiparet e veta, dhe me inat e mistrecllëk se ky student i injoroi të gjitha format e reja të transmetimit sipas CDC-se, iu kthye: Po sikur pathogjeni të kthehet në mes të rrugës?

Përgjigjia e studentit ishte e menjëhershme: Po ce o Fauci, mentë e tua ka pathogjeni ?!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.