E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjysma e Tiranës pa ujë,Erion Veliaj  mbjell pemë nëpër ekranet e televizioneve…
Lajme

Gjysma e Tiranës pa ujë,Erion Veliaj mbjell pemë nëpër ekranet e televizioneve…

Erion Veliaj dhe Redi Molla, drejtori shërbëtor i oligarkëve të Berishës lënë gjysmën e Tiranës pa ujë. Asnjë sqarim, vetëm kronika duke mbjellë pemë

Kështu, Erion Veliaj bashkë me drejtorin e Ujësjellësit të Tiranës, që vjen nga kompania e mikut të Berishës, Redi Molla kanë lënë për 24 orë Tiranë pa ujë.Arsyen e një situate të tillë askush nuk di ta thotë pasi askush nga ndërmarrja e UKT nuk ka dhënë një sqarim rreth situatës që ka vënë në vështirësi mijëra e familje. Ndërkohë që qytetarët presin me sytë nga UKT që nuk ka ditë që nuk del në media, herë herë dhe me mbështetjen e kryeministrit Edi Rama dhe mirë bëjnë, për lidhjen e kontratave, të drejtën e të cilave për konsumatorët kurrë nuk e ka zbatuar. Qytetarëve të cilëve u ka plasur shpirti, sidomos ato të Don Boskos dhe më gjërë, janë në kulmin e dëshpërimit dhe janë gati që të protestojnë kundër Veliajt dhe Mollës. Ky i fundit është njeriu që administron milionat e ujësjellësit në Tiranë.

Me statusin e drejtorit të përgjithshëm të Ujësjellësit të kryeqytetit ai menaxhon në shërbim të Veliajt jo vetëm miliona eurot që jepen nga qeveria shqiptare për rehabilitimin e rrjetit, por dhe milionat që merren si taksa nga qytetarët. Dhe janë taksa që vërtetë rëndojnë.

Pikërisht njeriu i oligarkut më të madh të Sali Berishës, Bashkim Ulajt, është dhe menaxheri i këtyre miliona eurove për ujësjellësin, duke rrezikuar seriozisht që këto para të qarkullojnë përmes kompanisë “Gener2” të Ulajt.

E themi këtë sepse Redi Molla përpara se të rekrutohej nga ana e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj si zyrtar i saj, ka qënë drejtor i përgjithshëm i projekteve tek “Gener2” kompania e Bashkim Ulajt, ajo që i ka dhënë dhe zyrë komode Berishës përballë RTSH. Dhe duke qënë se Redi Molla ka qënë drejtor projektesh tek kompania e oligarkut të Berishës përpara se të merrej nga Veliaj për ta bërë drejtor të Drejtorisë së Përgjithshme të Punëtorëve të Qytetit Nr. 2 Tiranë dhe më pas të bëhej drejtor i Përgjithshëm i Ujësjellësit po në kryeqytet, ekziston mundësia që të ketë projekte të “përbashkëta” mes Ujësjellësit të Tiranës dhe kompanisë së oligarkut të Sali Berishës.

Mos vallë paratë e vjelura nga qytetarët për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit, paratë e nxjera nga faturat e majme si gjobvënie ndaj qytetarëve shkojnë tek “buka e vjetër” Bashkim Ulaj. Ku thuhet se aty e parkon makinën luksoze Molla madje merr dhe një pagë me statusin e konsulentit. Çfarë nuk ndodh në Shqipëri/pamfleti.com

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.