E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Goditën 15 vjeçarin te liqeni në Tiranë, pezullohet nga detyra polici
Publik News

Goditën 15 vjeçarin te liqeni në Tiranë, pezullohet nga detyra polici

Është identifikuar polici që dhunoi 15 vjeçarin te liqeni artificial në Tiranë, i cili po lëvizte me biçikletë.

G.N është efektivi që ka ushtruar dhunë mbi të miturin dhe është pezulluar nga detyra, ndërsa për 3 efektivët e tjerë që ishin në vendngjarje po vazhdojnë hetimet nga SHÇBA.

Video e dhunimit të 15 vjeçarit qarkulloi në rrjetet sociale, ku tregohej se si 4 policë kishin shtrirë dhe godisnin një të mitur, pasi ai nuk kishte zbatuar orarin e lëvizjes.

Djali i mitur u arrestua dhe u dërgua në rajonin e policisë, ndërsa më pas ka qenë nëna e tij që ka shkuar ta marrë.

15 vjeçari ka dalë nga rajoni me shenja të qarta të dhunë në trup, ndërsa është shprehur se edhe gjatë rrugës për në rajon policia ka ushtruar dhunë mbi të.

Ndaj këtij agresiviteti të Policisë kanë reaguar figura politike, përfaqësues të shoqërisë civile, mijëra qytetarë, por nuk ka pasur as edhe një reagim publik nga qeveria, nga Ministria e Brendshme apo qoftë edhe nga Policia e Shtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.