E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Goditën 22-vjeçarin me sende të forta, arrestohen dy autorët
Lajme

Goditën 22-vjeçarin me sende të forta, arrestohen dy autorët

Një sherr banal i shëndërrar në goditje të dhunëshme ka çuar në pranga dy persona.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– A.A, 45 vjeç, banues në Tepelenë, dhe

– A.A, 41 vjeç, banues në Tepelenë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin E.N, 22 vjeç, banues në Tepelenë, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së  Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 88 i Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.