Një bandë e trafikut të kokainës, ku “koka” ishte një shtetas shqiptar është goditur nga policia greke, e cila ka vënë në pranga dhe 10 shtetas grek dhe një tjetër shqiptar.
Ky operacion mësohet se është finalizuar në Athinë, ndërsa në burg i është komunikuar akuza një shqiptari tjetër, përkatësisht 35-vjec, i konsideruar kreu i grupit.
Nga sa mësohet, ai ishte arrestuar për trafik kokaine më 13 tetor 2017 në portin e Pireut. Hetimet kane zbuluar shumat marramendëse te fitimit. Ndërkaq, policia gjatë këtij operacioni ka sekuestruar gjatë operacionit 1 kg 615 gram kokaine, 750 gram përzierës, 59 mije euro, 30.000 leke te reja shqiptare, dy kartmonedha false 50 dhe 20 euro, 6 makina luksoze, 1 motor, 18 celularë, 3 libreza banke, 2 karta krediti.
Së fundmi raportohet se ky grup ka fituar mbi 200.000 euro nga trafikimi i drogës.



