E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Goditet grupi kriminal që shiste armë në Tiranë
Lajme

Goditet grupi kriminal që shiste armë në Tiranë

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që trafikonte armë zjarri nga Kosova drejt Tiranës, me qëllim shitjen e tyre.

Si rezultat i një hetimi dy-mujor, të zhvilluar nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, janë vënë në pranga shtetasit: Gloris Nezaj, Rezarto Rumi, Kelvin Caushi, Ardjan Caushi, të gjithë banues në Tiranë.

Nga hetimet rezulton se këta shtetas siguronin armë zjarri kryesisht nga Kosova, të cilat më pas i sillnin në Tiranë, ku modifikoheshin dhe magazinoheshin në një ambient të përshtatur në zonën e Selitës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientin e magazinimit dhe në banesat e të arrestuarve, Policia sekuestroi:

8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë),
pjesë të ndryshme armësh,
1 armë gjahu,
krehra dhe municion luftarak,
3 radio të ngjashme me ato të Policisë,
1 jelek multifunksional,
9 aparate celularë.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Goditet grupi kriminal që shiste armë në Tiranë; skema si

Armët e sekuestruara

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.