E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Goditet rrjeti i trafikut të makinave të vjedhura, kapet në flagrancë shqiptari
Publik News

Goditet rrjeti i trafikut të makinave të vjedhura, kapet në flagrancë shqiptari

 

Policia italiane ka goditur një rast të trafikut të makinave të vjedhura nga Italia drejt Shqipërisë.

Kanë qenë efektivët e policisë rrugore në Itali që kanë hasur një transportues të ngarkuar me makina që rezultuan të ishin të gjitha të vjedhura.

Policisë i tërhoqi vëmendje në veçanti një makinë model Fiat 500, që ishte e ngjashme me një të denoncuar të vjedhur pak kohë më parë. Ata vendosën të kryejnë një hetim më të hollësishëm nga ku rezultoi se dokumentet që i paraqiti shoferi i transportuesit, një 38-vjeçar shqiptar, nuk përputheshin me të dhënat e makinës.

Shqiptari u arrestua në flagrancë ndërsa makinat u sekuestruan. Policia i ktheu Fiatin e vjedhur pronarit italian në provincën e Avellino-s, ndërsa po punon për identifikimin e origjinës së makinave të tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.