Goditi adoleshenten ruse në Ksamil me mjet lundrues, shoqërohet në polici
Policia ka një person të dyshuar se ky ka goditur adoleshenten ruse, kur kjo e fundit ka qenë duke u larë në vendin e quajtur “Tre Ishujt” në Ksamil. Personi i dyshuar është Ermal Fataj.
Nga verifikimet paraprake, ka dyshime se Fataj e ka goditur me mjet lundrues 16-vjeçaren ruse dhe për rrjedhojë kjo e fundit ka ndërruar jetë. Menjëherë pasi ka ndodhur ngjarja, forca të shumta policore kanë shoqëruar gjithsej 35 drejtues skafesh dhe mjetesh të tjera lundruese, derisa në fund e kanë pasur një person të dyshuar dhe ky është Fataj. I dyshuari është zbuluar për shkak se ai ka bërë veprime të cilat e kanë tradhtuar.
Ermal Fataj menjëherë tentoi që të fshehë mjetin e tij lundrues, gjë e cila e ka bërë atë person të dyshuar për këtë ngjarje të rëndë. Fataj u mor në pyetje nga policia. Shtetasja ruse Kseniya Ryok nga Shën Peterburgu është turistja e dytë nga Rusia që humb jetën në plazhet e vendit tonë. Një vit më parë, një turist rus mbeti i vdekur, pasi u godit nga një mjet lundrues.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



