E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Goditi gazetarin, gjykata  liron nga burgu të arrestuarin
Lajme

Goditi gazetarin, gjykata liron nga burgu të arrestuarin

Gjyqtarja   e Tiranës Armela Hasantari,  ka liruar nga burgu Renato Bodurrin, i arrestuar tre ditë më parë si i dyshuar si një nga pjesëmarrësit në sulmin kriminal ndaj gazetarit Gjergj Zefi, pasditen e 3 tetorit 2023, në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë.

Teksa Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg në bazë të provave të mbledhura, gjyqtarja Hasantari,  ka vendosur lirimin e Bodurrit nga burgu.

Gjyqtarja pretendon se prokuroria nuk ka prova kundër Bodurrit, ndërsa makina është prova kyçe e prokurorisë për implikimin e Bodurrit.  Sulmi ndaj gazetarit Gjergj Zefi besohet se është sponsorizuar dhe urdhëruar nga një ose dy figura të krimit dhe korrupsionit.

Renato Bodurri është menaxher në lokalin e famshëm Living në Elbasan, në pronësi të grupit Çopja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.