Goditi me thikë vëllanë e tij më të rritur
Arrestohet 16-vjecari nga Fushë Kruja, i cili goditi me thike vellane e tij me te rritur. Ngjarja ndodhi ne Luz te Fushë-Krujës dhe policia ben me dije se ka vene ne pranga te miturin O.O.,16 vjeç.
“Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasin e mitur: O.O.,16 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë”- njofton policia duke shtuar se ‘Adoleshenti, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur më mjet prerës (thikë) vëllain e tij shtetasin A.O.,22 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë)”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



