Goditi në kokë të miturin, në pranga 19-vjeçari
Sipas policisë, në pranga u vu shtetasi me iniciale E.R., ndërsa konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë pasdites së djeshme, në fshatin Strum, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin e mitur Sh. M., 13 vjeç, banues në Strum, Roskovec, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë.
Shtetasi i mitur ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore”, thotë policia.
Materialet i kalouan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



