E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Golem: IKMT dhe Policia fillojnë shembjen e katit të dytë të resortit ‘Prestige’
Lajme

Golem: IKMT dhe Policia fillojnë shembjen e katit të dytë të resortit ‘Prestige’

IKMT e mbështetur nga Policia po shemb sot katin e dytë të resortit luksoz “Prestige” në Golem.

Gazetarja e SYRI TV raportoi nga vendi i ngjarjes se sipas burimeve jozyrtare, fjala është se do të shembet vetëm hoteli, godina, ndërkohë që ajo është e rrethuar nga shtëpiza të vogla. Nëse godina do të shembet me tritol, atëhërë me siguri do të ketë edhe dëme në këto ambiente të tjera të të njëjtit resort.

Zyrtarisht nuk dihet kur pritet të hidhet në erë godina, pasi për të tretë ditë vazhdohet të hapen vrima për vendosjen e eksplozivit në themelet e saj.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKMT, zbarkoi të enjten në Golem duke larguar punonjësit dhe pushuesit e resortit luksoz “Prestige” nga godina me njoftimin se do të fillonin shembjen e tij. Shembja nisi menjëherë.

Resorti është pronë e Irfan Hysenbelliut, pronar i grupit mediatik “Focus Group” që përfshin televizionin News24, portalin Balkanweb dhe gazetën Panorama.

Në fillim të këtij viti, këtij resorti iu dha goditja e parë, kur në prani të pushuesve të shumtë që kishin prenotuar pushimet e tyre, fadromat e IKMT shembën pishinat.

Pronarët e resortit dhe mbrojtësit ligjorë të tyre deklaruan si atëherë, ashtu edhe tani, se vendimi ishte i paarsyetuar dhe i paargumentuar ligjërisht, i fshehur pas termit “rikthim i ligjshmërisë”. Asnjë dokument zyrtar nuk është paraqitur publikisht për arsyet e shembjes së pronës me vlerë rreth 30 milionë euro.

Nga analistët, mediat, opinioni, sulmi kundër bizneseve të z. Hysenbelliu është një hakmarrje e qartë politike e Kryeministrit Edi Rama, për shkak të politikës editoriale të mediave të grupit, kritikave kundër qeverisë dhe denoncimit të aferave të rënda korruptive të saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.