E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gomonia përplas  një burrë në Karaburun
Lajme

Gomonia përplas një burrë në Karaburun

E rëndë/ Skafi i pret këmbët pushuesit në Vlorë. Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Karaburun, ku një mjet lundrues tip gomone, me drejtues një person me inicialet F. T., ka dëmtuar një qytetar 56-vjeçar nga Tirana.

Sipas informacioneve paraprake, incidenti ndodhi gjatë ankorimit të gomones në molin e vjetër të ish-ushtrisë në gjirin e “Shën Janit”. Helika e mjetit lundrues aksidentalisht ka dëmtuar në këmbë 56-vjeçarin me inicialet A. K., i cili kishte zbritur nga një anije turistike në det afër këtij moli. (Zona nuk është e përcaktuar si zonë plazhi).

56-vjeçari është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore, ndërsa mjeti lundrues është bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.