E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gonzato flet nga Korça për zgjedhjet: Brukseli foli qartë!
Flash

Gonzato flet nga Korça për zgjedhjet: Brukseli foli qartë!

Kush ndjehet i vjedhur, t’i drejtohet gjykatës

Publik.al | 27 Maj 2025 | Politikë

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka dhënë një deklaratë të fortë nga Korça, ku theksoi se procesi zgjedhor i 11 majit kërkon një reformë të re gjithëpërfshirëse dhe angazhim të qartë nga qeveria dhe parlamenti shqiptar.

“Brukseli ka folur qartë për zgjedhjet në Shqipëri. Tani është momenti që qeveria dhe parlamenti të miratojnë një reformë zgjedhore që përfshin të gjitha rekomandimet e OSBE-së, të shkuara dhe të tashme. Shqipëria është në rrugën drejt Bashkimit Europian dhe kjo është një pritshmëri legjitime e qytetarëve shqiptarë,” u shpreh Gonzato gjatë një aktiviteti në qytetin juglindor.

Ambasadori i BE vuri në dukje se raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR nuk ka dalë ende, por theksoi se vlerësimet e para për administrimin e zgjedhjeve janë pozitive. Ai përgëzoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për bashkëpunimin me organet e drejtësisë, si Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK, duke theksuar se standardet janë përmbushur në një masë të konsiderueshme, pavarësisht problematikave të raportuara me përdorimin e burimeve publike.

Mesazhi i Gonzatos për partitë politike ishte i prerë:

“Secila parti që ndjehet e vjedhur, të raportojë në organet gjyqësore. Ky është drejtimi i duhur institucional.”

Në fund të deklaratës, ai shprehu shpresën që të gjitha forcat politike në vend të përqendrohen në përmbushjen e standardeve europiane dhe në ndërtimin e konsensusit për reformat e domosdoshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.