E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GPS në makinë dhe përgjime, polici i implikuar i nxori jashtë loje survejuesit e tij
Lajme

GPS në makinë dhe përgjime, polici i implikuar i nxori jashtë loje survejuesit e tij

GPS në makinë dhe përgjime, polici i implikuar i nxori jashtë loje survejuesit e tij

GPS në makinë dhe përgjime, polici i implikuar i nxori jashtë loje survejuesit e tij

Pas ekzekutimit të Brilant Martinajt, Besmir Hoxhës dhe Dikler Vatës, është mësuar se pas ngjarjes fshihet dora e stërvitur e një punonjësi policie.

Emisioni “Në Shënjestër” publikoi sot pjesë nga dosja hetimore, ku rezulton se efektivi M.D., ka shoqëruar dhe strehuar autorët edhe para vrasjes verën e kaluar.

Por siç edhe vlerësohet në dosjen hetimore, grupi hetues nuk mund të sigurojë dot numrin apo numrat e telefonit të këtij efektivi policie.

Një fakt i habitshëm ky se si prokuroria dështoi në sigurimin e këtyre provave.

Sipas relacionit të siguruar nga emisioni “Në shënjestër”, pas dështimit të sigurimit të tabulateve telefonike, prokuroria vendosi përgjimin ambiental të punonjësit të policisë.

Uniformat blu i vendosën një GPS në makinën e tij efektivit M.D.

Përmes kësaj praktike policia shpresonte që të merrte informacione të vlefshme që mund të çonin në identifikimin e autorëve të mundshëm të krimit në Fushë-Krujë.

Dosja Hetimore

“Nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore u paraqit në prokurori relacion dhe kërkesë për kryerjen e përgjimit ndaj M.D., nëpërmjet vendosjes së pajisjes GPS në automjetin e këtij shtetasi dhe vëzhgimi me anë të fotografimit. Për hetimin e gjithanshëm dhe objektiv të kësaj çështje, grumbullimin e provave dhe dokumentimin e autorësisë së veprave penale u pa e domosdoshme gjithashtu edhe kryerja e veprimit procedural të përgjimit të fshehtë me mjete teknike i bisedave ne vende private dhe përgjimi me audio dhe video në vende private të M.D. Konkretisht i bisedave që ky shtetas do të kryejë dhe mund të zhvillojë në automjetin e tij”, thuhet në dosjen hetimore të publikuar në emisionin “Në Shënjestër”.

Megjithatë, efektivi M.D. nuk ishte aq i mefshtë sa e mendonin kolegët e tij, të cilët kishin hapur një hetim.

Ndërsa grupi hetues vendosi GPS në makinën e tij dhe pritej që punonjësi i dyshuar i policisë të vinte me makinën e tij, çuditërisht në të dyja rastet e paraqitjes së tij në ‘trajnim’, ai mbërriti jo me automjetin e tij, por me atë të personave të tjerë.

Duket se nuhatja e oficerit të policisë se mund të ishte në monitorimin e grupit hetues, veproi më shpejt se këta të fundit. Siç mëson edhe emisioni “Në Shënjestër” efektivi i policisë M. D., reagoi në kohë, duke shtangur edhe vetë survejuesit e tij, të cilët i nxori jashtë loje, me një lëvizje të vetme.

“Prokuroria argumenton se ky përgjim është i domosdoshëm për vëzhgimin e hetimeve, për të bërë të mundur identifikimin e rrethit të personave me të cilët komunikojnë personat nën hetim si dhe lidhur me përmbajtjen e komunikimeve të tyre me këta persona. Për këtë qëllim GPS u montua me teknika të fshehta në automjetin e M.D. Por një ditë më vonë, ai ndërroi automjetin, pasi u informua për përgjimin ambiental”, thuhet në dosjen hetimore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.