E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grabitën kapitenin e Atletico Madrid, shkatërrohet banda shqiptare e mbi ‘200 goditjeve’
Lajme

Grabitën kapitenin e Atletico Madrid, shkatërrohet banda shqiptare e mbi ‘200 goditjeve’

Një bandë shqiptarët, të specializuar në grabitjen e vilave luksoze, është goditur nga policia spanjolle e Madridit. Që nga nëntori, kësaj bande i janë faturuar më shumë se 200 ‘goditje’. Mes personave që kanë rënë pre është edhe kapiteni i Atlético de Madrid, Gabi Fernandez, në banesën e të cilit u grabit një orë, veshje dhe një xhaketë me vlerë 10.000 euro.

Sipas policisë spanjolle, janë arrestuar 5 persona, pjesëtarë të bandës, të cilët janë vënë në pranga pak para se të vinin në zbatim planin për të shkuar në Shqipëri.

Identiteti i personave të arrestuar nuk bëhet me dije, por mediat spanjolle raportojnë se janë të moshës mes 21 dhe 47 vjeç.

Sipas hetimeve, shqiptarët i grabisnin vilat kur në to nuk kishte banorë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.